Kosova i merr dronët “Puma” nga SHBA’të, i kishte paguar para 4 vitesh, Maqedonci jep detaje
-1757351825371.jpg)
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se javën e kaluar kanë pranuar fluturaket pa pilot të prokururara nga SHBA. Maqedonci ka shtuar se prokurimi është realizuar përmes programit shtet më shtet të njohur si Foreign Military Sale dhe pagesa për to është realizuar në vitin 2021.
“Gjatë javës së kaluar pranuam fluturaket pa pilot AeroVironment RQ-20 Puma të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ministria e Mbrojtjes prokurimin e Fluturakeve pa Pilot “Puma” nga ShBA e ka realizuar përmes programit shtet më shtet të njohur si Foreign Military Sale (FMS). Pagesa për këtë sistem është realizuar në vitin 2021.”
“Flututuraket Puma krahas fluturakeve tjera janë një kapacitet tjetër i nevojshëm për rritjen e aftësive të FSK në fushën e sistemeve ajrore pa pilot. Bashkëpunimi me ShBA në fushën e mbrojtjes po thellohet dhe zgjerohet vazhdimisht duke kontribuar në zhvillimin e ushtrisë tonë si dhe në arritjen e interesave të përbashkëta të dy vendeve tona.”
Komente